Njoftim
Konkursi mbyllet pa fitues.
_______________________
Njoftim
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Mjek) në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Berat, është/janë:
- Irena Permeti;
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 04.12.2019, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).
_________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Mjek), kategoria e pagës IV-b, në:
Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Berat.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë / Dega Mjekësi e Përgjithshme;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 25.11.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 27.11.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”,
2. Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”
3. Ligji Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit ”.
4. Ligji Nr.57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”
5. Vendim nr.135 datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”.
6. Urdhër nr. 47/1, datë 11.1.2018 “Për miratimin e rregullores “për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë për punë, për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe komisionit mjekësor të përcaktimit të verbërisë”
7. Urdhër nr. 52, datë 11.01.2018 “Për ekzaminimet dhe organizimin e komisioneve mjekësore rajonale të caktimit të aftësisë për punë”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al