Njoftim
Kandindati fitues për pozicion e punës Specialist ( finance ) në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Lezhë është:
- Brisilda Pepaj
________________________
Njoftim
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin e Specialist (Finance), në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Lezhë,është:
- Brisilda Pepaj
- Ardit Elezi
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 27.11.2019, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).
_______________________________
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (financë), në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Lezhë, kategoria e pagës IV-b.
Kandidati që aplikon duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike, Dega Financë;
- Niveli i edukimit preferohet Master;
- Të ketë eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 25.11.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 26.11.2019, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 30, datë 27.11.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publike”;
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.