Njoftim
Konkurimi për pozicionin Specialist (Punonjës social) në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, mbyllet pa fitues.
_________________________
Njoftim
Në vijim të informacionit të përditësuar lidhur me kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin e lirë Specialist (Punonjës Social), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, Linzë janë/është:
- Zamira Jella
- Ermir Kaca
- Denisa Gega
- Ani Muço
- Jonida Dibra
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 06.11.2019, ora 11:30, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).
_____________________
Njoftim
Për shkak të një gabimi material, ju njoftojmë se shpallja për të cilën keni aplikuar është e vlefshme për në institucionin Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit, Linzë. Lidhur me datën dhe orën e intervistës, pra fazës së dytë të konkurimit, do të njoftoheni në vijim në faqen zyrtare të SHSSH.
________________________________________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, në Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/Dega Punë Sociale, minimum Bachelor/ Preferohet Master;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 31.10.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 01.11.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të SHSSH-së, në fushën e shërbimeve sociale;
2. Vendim nr. 572, datë 24.6.2015 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve në qendrën kombëtare transitore të emergjencës”;
3. Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al