Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, në Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/Dega Punë Sociale, minimum Bachelor/ Preferohet Master;
  4. Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
  5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 16.10.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV);
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të kartës së identitetit;
  6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Certifikatë familjare;
  8. Vërtetim banimi;
  9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  10. Certifikata të kualifikimeve;
  11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 18.10.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të SHSSH-së, në fushën e shërbimeve sociale;
  2. Vendim nr. 572, datë 24.6.2015 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve në qendrën kombëtare transitore të emergjencës”;

3.   Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al