Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Edukator, në Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë,  Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatja:

  1. Të jetë shtetase shqiptare;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Shoqërore /Mësuesi.
  4. Të ketë trajnime për çështje të foshnjave/fëmijëve (trajnim i certifikuar);
  5. Të ketë eksperiencë pune;
  6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  7. Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë dhënë ndaj saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 12.09.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV);
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të kartës së identitetit;
  6. Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
  8. Çertifikata të kualifikimeve;
  9. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 16.09.2019 do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjenden në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike të vendimit nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.