Njoftim

Kandidatët për pozicionin e punës Kujdestar në Qendrën e Zhvillimit Tiranë:

1. Lorela Nako;

2. Ernalda Zogu;

3. Liljana Likaj.

Intervista do të zhvillohet pranë Institucionit të Shërbimit Social Shtetëror në datën  13.09.2019, ne oren 10:00.

_______________________________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Kujdestar, në Qendrën e Zhvillimit Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatja:

• Të jetë shtetase shqiptare;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm /shkenca mjekësore
• Të ketë trajnime për çështje të foshnjave/fëmijëve (trajnim i certifikuar);
• Të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 05.09.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 09.09.2019 do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjenden në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike të vendimit nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.