Njoftim
Kandidati/ët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin e lirë, Specialist(Mjek) në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, është/janë:
- Ornela Doçi;
- Aurel Marku;
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 26.06.2019, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).
___________________________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Mjek), kategoria e pagës IV-b, në:
Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
· Të jetë shtetas shqiptar;
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;· Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin e Mjekësisë/Mjekësi e Përgjithshme;
· Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
· Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
· Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
· Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 19.06.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 21.06.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”;
- Vendim nr. 195, datë 11.4.2007 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, në qendrat rezidenciale, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për etikën në administratën publike”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al