Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin Specialist (Punonjes Social) në Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Shteteror Diber eshte:

Gentjana Kurti

________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Punonjes Social) ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Shteteror Diber është/janë:

1. Gentjana Kurti

2. Malvina Sallahi

3. Valbona Kaloçi

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 18.02.2021, ora 11:30, online.

_______________

 

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Dibër.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencave Sociale;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 12.02.2021, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 15.02.2021, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”;
2. Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;
3. Ligji Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit ”;
4. Ligji Nr.57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”;
5. Ligji nr 22/2018 “Për Strehimin Social”;
6. Vendim nr.135 datë 07.03.2018, ‘Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al