Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror rishpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Mjek), kategoria e pagës IV-b, në:

Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, në

Drejtorinë Rajonale të SHSSH Gjirokastër.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin e Mjekësisë;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 06.05.2019 në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 08.05.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin në fushën e Aftësisë së Kufizuar, ligjin, nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, i ndryshuar;
  2. VKM.nr. 618 datë 07.09.2006 “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”;
  3. VKM.nr. 31 datë 20.01.2001 “Për përfitimet nga Statusi i Invalidit Para – Tetraplegjik”;
  4. VKM nr. 277 datë 18.06.1997 “Për përfitimet nga Statusi i të Verbërit”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al