Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Pastrues në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë për Grupmoshën 16-18 vjeç, Shkodër.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatja:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
  • Të ketë eksperiencë pune;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e detyrave;
  • Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 02.05.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrim (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;

- Çertifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 03.05.2019 do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.