Njoftim:

Kandidati fitues për pozicionin Specialist (mjek) në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Tirane, është/jane:

1. Arjana  Zerja

2. Aurel Marku

3. Naum Sinani

4. Vojsava Palushi

 

Njoftim

Kandidatët për pozicionin e punës Specialist (mjek) në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Tirane, është/jane:​

1. Vojsava    Palushi
2. Naun    Sinani
3. Aurel    Marku
4. Arjana  Zerja
5. Ornela  Daçi
6. Seli    Baco

Intervista do të zhvillohet pranë Institucionit të Shërbimit Social Shtetëror në datën  25.07.2019, ora 10:00.

Njoftim

Lënda: Mbi procedurat e rekrutimit për grupin pilot të Komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

Mbështetur në nenin 4/32/ii të ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, VKM nr. 16, datë 16.01.2019 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisë qendrore”, i ndryshuar si dhe shkresave për publikim të vendeve të lira të punës:

- nr. 770 prot, datë 19.04.2019 “Njoftim për vend pune 5 (pesë) specialistë (mjekë), 8 orë/ditë me kontratë 6 (gjashtë) mujore,

- nr. 771 prot, datë 19.04.2019 “Njoftim për vend pune 5 (pesë) specialistë (punonjës social), 8 orë/ditë me kontratë 6 (gjashtë) mujore,

- nr. 772 prot, datë 19.04.2019 “Njoftim për vend pune 2 (dy) specialistë, 8 orë/ditë me kontratë 6 (gjashtë) mujore.

Ju informoj se,

Me VKM nr. 16, datë 16.01.2019 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisë qendrore”, i ndryshuar, janë shtuar pozicionet e punës të sipërcituar me shkresat e mësipërme, të cilat janë shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe Agjencia e Prokurimit Publik.

Sa më lart, kërkesa të ardhur në SHSSH për aplikim për pozicionet e specialistit (mjek) janë vetëm 2 (dy). Ndërsa kërkesa për specialist (punonjës social)  janë 19 (nëntëmbëdhjetë), dhe për specialistë janë 4 (katër) kërkesa.

Duke qenë se me aplikimet e ardhura deri tani, nuk mund të krijohen grupet multidisiplinore për vlerësimin biopsikosocial të personave me aftësi të kufizuar, për shkak të mungesës së aplikimeve për mjek, procedura e rekrutimit të mbetet e hapur deri në paraqitjen e kandidatëve për të gjitha specialitetet.

Mungesa qoftë edhe e një specialisti e bën të pamundur fillimin e punës në këtë sektor.

___________________________________

Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” dhe Vendimi nr. 102, datë 27.02.2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 16.01.2019, të Këshillimit të Ministrave, “Për punonjësit me kontratë të përkohshme për vitin 2019 në njësitë e qeverisjes qendrore”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

5 (pesë) Specialistë (Mjek), 8 orë/ditë, kontratë 6 (gjashtë) mujore, në

Drejtorinë Rajonale të SHSSH Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin e Mjekësisë, preferohet Neuro-Psikiatër;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.05.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 03.05.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin në fushën e Aftësisë së Kufizuar, ligjin, nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, i ndryshuar;
  2. Vendimi nr. 431, datë 08.06.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, i ndryshuar.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al