H.M 1

 

Shërbimi Social Shtetëror reagon, zgjidhje për çdo qytetar në nevojë!

Pas publikimit në median elektronike të rastit të familjes Memoci nga fshati Budull i qytetit të Krujës, Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar duke kryer menjëherë vlerësimin socio-ekonomik të familjes, nga i cili është konstatuar se familja jeton në gjendje të vështirë ekonomike dhe banesa e tyre është e amortizuar.

Duke u mbështetur në rezultatet e vlerësimit socio-ekonomik është orientuar kryefamiljari për plotësimin e dokumentacionit dhe aplikimin në skemën e ndihmës ekonomike. Përveç ndihmës ekonomike, banesa e familjes Memoci është përfshirë në listën e banesave që do rikonstruktohen nga Bashkia Krujë dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet për t’i siguruar edhe kësaj familjeje një banesë me kushte të përshtatshme jetese.

Të gjithë bashkë jemi më të fortë dhe mund të bëjmë më shumë. Shërbimi Social Shtetëror falenderon çdo qytetar dhe media e cila hedh dritë mbi rastet që kanë nevojë për ndihmë.