lajmi 1

 

Shërbimi Social Shtetëror reagon në lidhje me çiftin e të moshuarve nga Korça

 

Shërbimi Social Shtetëror si gjithmonë vendos qytetarët në qendër. Çifti i të moshuarve Lumturie dhe Fadil Mane nga qyteti i Korçës, të mbetur të pastrehë pas nxjerrjes nga shtëpia prej fëmijëve të tyre, janë sistemuar në Qendrën Polivalente, Poliçan. Lumturia dhe Fadili kanë tashmë një shtëpi të ngrohtë për të jetuar dhe një staf që i dedikohet me dashuri sigurimit të një qëndrimi cilësor dhe dinjitoz në institucion.

Të gjithë së bashku mund të bëjmë më të mirën për çdo qytetar, kudo në Shqipëri!

#SHSSH #FamiljeeMadhe #EkipiPërkushtuar