

Prej tërmetit të datës 26 Nëntor, stafi i Shërbimit Social është vendosur në terren duke ofruar mbështjetje psiko-sociale për banorët e prekur nga tërmeti, argëtimin e fëmijëve dhe evidentimin e çdo nevoje, në mënyrë që kjo situatë të kalohet shpejt e lehtë.
Ekipet tona po punojnë me turne përgjatë 24 orëve duke koordinuar punën në mënyrë që në asnjë moment të mos ketë qytetarë pa mbështetje, ushqim, veshmbathje e kujdes shëndetësor.