Përmes portaleve mediatike u njohëm me rastin e familjes Çekrezi nga Gramshi. Pas largimit të nënës nga shtëpia, dy fëmijët e kësaj familjeje banojnë me gjyshin.

Familja është trajtuar gjithmonë me ndihmë ekonomike, përveç muajit Korrik 2019 ku ndihma u ndërpre për shkak të mos paraqitjes për deklarimin 3 mujor të anëtarëve madhorë të familjes.

Nisur nga kjo situatë, Shërbimi Social bëri të mundur aplikimin në Skemën e NE me gjyshin si kryefamiljar dhe ndihma ekonomike u lidh sërish në muajin Shtator.

Me nisjen e këtij viti të ri shkollor, fëmijët morën vërtetimet për t’u paisur me libra falas dhe familjes iu dërguan pako ushqimore dhe batanije.

Në vijim, Shërbimi Social Shtetëror do të vazhdojë të ndjekë rastin në bashkëpunim me Bashkinë e Gramshit dhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve.