Kopertina Analiza 2016

Ky Raport informon në mënyrë të detajuar mbi aktivitetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social dhe të institucioneve të saj të varësisë përgjatë gjithë vitit 2016.

I organizuar sipas raportimit të çdo Drejtorie dhe sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të SHSSH, ai ofron për lexuesin e interesuar mundësinë për t’u njohur me zbatimin e objektivave të institucionit në përputhje me prioritetet strategjike të MMSR në fushën e mbrojtjes sociale, veprimet e ndërmarra, rezultatet e arritura, si edhe, kur ka patur, mosrealizimet.

Në seksionin “Përmbledhje ekzekutive” do të gjeni të dhëna krahasuese të punës së SHSSH gjatë vitit 2016 me vitin 2013, krahasim që tregon qartë përmirësimin e dukshëm të performancës së institucionit në të gjithë komponentët e punës së tij:

  •       Mirëmënaxhimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe modernizimin e kësaj skeme,
  •       Administrimin e skemës së aftësisë së kufizuar,
  •       Shërbimet e përkujdesit social,
  •       Mirëadministrimin financiar dhe të burimeve njerëzore,
  •       Transparencën e aktivitetit të saj tek publiku dhe media.

Duke ju lenë në vijimin e leximit të këtij Raporti do të doja të falenderoja për punën e palodhur, 376 punonjësit e të gjithë strukturave të SHSSH, si edhe 21 organizata ndërkombëtare dhe lokale për partneritetin e pakursyer me SHSSH, dhjetëra donatorë Miq të Shërbimit Social që mbështetën qendrat e përkujdesit.

Kanë pasur një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e SHSSH gjatë vitit 2016, prandaj ju jemi mirënjohës.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

ETLEVA BISHA

Mund të shkarkoni raportin vjetor 2016 të Shërbimit Social Shtetëror në linkun më poshtë:

Raport vjetor i SHSSH 2016