Prezantimi i Drejtoreshes-ok

Drejtori i ri i SHSSH, Znj Luneda Sufali, është prezantuar para stafit të SHSSH nga Ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu.

Duke i uruar Znj. Sufali suksese në detyrën e re, ministrja Manastirliu theksoi mbështetjen për SHSSH, në kapercimin e sfidave me të cilat ky institucion perballet, për ofrimin e shërbimeve shoqërore për të gjithë njerëzit dhe individët në nevojë sipas standarteve të përcaktuara.

Aktualisht SHSSH është në proces implementimi të dy reformave të rëndësishme: shtrirja në të gjitha qarqet e skemës së re të ndihmës ekonomik dhe pilotimi i sistemit të ri për vlerësimin e Aftësisë së Kufizuar, por edhe mbështetjes së bashkive për hartimin e planeve sociale për ofrimin e shërbimeve shoqërore aty ku njerëzit jetojnë.