PËRJASHTIMI NGA DETYRIMI DOGANOR PËR PARA DHE TETRAPLEGJIK

Bazuar në nenin 16 të Ligjit Nr.8626 dt.22.06.2000 “Për Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, në VKM Nr.387 dt.31.05.2001 “Për Përjashtimin nga Taksat dhe Tatimet të Invalideve Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, Udhëzimit të Përbashkët midis Shërbimit Social Shtetëror me Nr.75/6 Prot dt.22.04.2011 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Nr.5608/6 dt.22.04.2011 “Mbi procedurat e përjashtimit nga detyrimet doganore të importit për mjetet që u përkasin të semureve paraplegjikë dhe tetraplegjikë”.

Komisioni i përberë prej 5 anëtarësh, i ngritur me urdhër të titullarit , bën verifikimin e dokumentacionit për secilin aplikant dhe  vendos  nëse  aplikantit i takon apo jo  përjashtimi nga detyrimet doganore për paisjet vetjake.

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Kërkesë me shkrim në emër të personit që ka statusin, për përjashtim nga detyrimet doganore. (Sipas formularit në ShSSh).
  2. Fotokopje të noterizuar të librezës që vërteton që kërkuesi ka statusin e të sëmurit (invalid) paraplegjik ose tetraplegjik.
  3. Dokument identiteti i noterizuar i personit që ka statusin e invalidit para dhe tetraplegjik.
  4. Çertifikatë familjare.
  5. Dokumentin mbi pronësinë e mjetit, kontratë shitje ose dhurimi te noteri. Në rastet kur i sëmuri nuk mund të firmose kontratën, në vend të tij firmos kujdestari ligjor. Në rastet kur firmos kujdestari duhet deklarata e kujdestarisë. Fuqia motorike e makinës të jetë deri në 2500 kubike dhe me numer vendesh jo më shumë se 4+1.
  6. Prokurë e posaçme për përdorimin e makinës te noteri ku personi qe ka statusin paraplegjik dhe tetraplegjik, deklaron personin qe do të drejtojë makinën. Prokura nënshkruhet nga personi që ka statusin  ose kujdestari. Kur përdoruesi i makinës nuk është ne çertificatë familjare me personin që ka statusin, duhet dokument identiteti i shoferit i noterizuar.
  7. Shkresë  nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore ku të tregohet  nëse  kërkuesi ka përfituar herë tjetër përjashtim nga detyrimet doganore dhe nëse po, kur dhe për cilin lloj mjeti.
  8. Deklaratë te noteri nga invalidi ose familjarët e tij që makina do përshtatet për të sëmurin pas zhdoganimit.
  9. 2 fotografi të makinës, njëra me invalidin në makinë.

Hapat e procedurës janë si më poshtë:

  1. Hapi I. Dorezimi i gjithë dokumentacionit  pranë SHSSH-së
  2. Hapi II. Mbledhja e Komisionit dhe  marrja e vendimit.
  3. Hapi III. Paisja e aplikuesit me Vërtetimin drejtuar Degës se Doganës përkatëse.

Kushti i marrjes së vërtetimit

Secili dokument është përjashtues, por më thelbesore janë:

  1. Përfituesi duhet të ketë statusin e invalidit  Para /Tetraplegjik,
  2. Makina duhet të jetë në emër të invalidit, jo më shumë se 2500 kubik dhe numri i vëndeve jo më shumë se 4+1.
  3. Aplikuesi duhet ti sjell i dokumentat personalisht ose kujdestari pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Tiranë.
Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.