I nderuar nëpunës i administratës shtetërore,
Ju njoftojmë se, në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, IV dhe VI, të Vendimit nr. 143, datë 12/03/2014, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike ka filluar shpalljen e vendeve të lira, në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive (specialist).
Mbështetur në legjislacionin e shërbimit civil, plotësimi i vendeve të lira bëhet së pari nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele. Mund të aplikojnë për plotësimin e një vendi të lirë, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, nëpunës civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, qe plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.
Informacioni mbi vendet vakante, kriteret që duhet të plotësojë kandidati, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, afatet ligjore për të paraqitur kandidaturën dhe informacione të tjera në lidhje me procedurat e konkursit gjenden në adresën:
Ju sjellim në vëmendje të tregoni kujdes me afatet dhe vendin ku duhet dorëzuar dokumentacioni në përputhje me kërkesat e shpalljes së pozicionit vakant.
Sa më sipër, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre konkurimeve nëse jeni të interesuar.
Suksese!
Departamenti i Administratës Publike