Shërbimit Social Shtetëror Shkodër.

Shërbimin Social Shtetëror në partneritet me Terre des hommes në Shqipëri janë duke zbatuar projektin “Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ri-integrimi i fëmijëve migrantë në Shqipëri” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë dhe fuqizojë familjet dhe fëmijët nga rajonet Korcë, Fier, Shkodër dhe Lezhë për të parandaluar migrimin e pasigurtë dhe të ndihmojë  me proceset ri-integruese ata qe janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Qëllimi i pozicionit:

  • Të zhvillojë dhe të ndërmarrë aktivitete për planifikimin dhe zbatimin e shërbimeve sociale në qytetin/rajonin e Shkodrës.
  • Të jetë pikë kontakti për zonën lidhur me projektin dhe planin përkatës të aktiviteteve të parashikuara
  • Të menaxhojë raste individuale në nevojë për shërbime, për të parandaluar fenomene që rrisin vulnerabilitetin e fëmijëve dhe familjeve të tyre, të sigurojë ofrimin apo referimin në shërbime lokale apo rajonale të përshtatshme, si dhe të ofrojë shërbim sipas nevojës për fëmijët e pashoqëruar, me një fokus të vecantë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ri-integrimin e fëmijëve migrant apo në rrezik migracioni të pasigurt.

Punonjësi/ja do të jetë pjesë e një ekipi më të gjerë në zbatimin e projektit dhe një rrjeti të gjërë partnerësh, do të bashkëpunojë në mënyrë efektive me të gjithë anëtarët e skuadrës dhe aktorët lokalë/rajonalë, duke shkëmbyer rregullisht infomacionin relevant për punën, duke planifikuar së bashku dhe zbatuar aktivitetet e përbashkëta.

Përgjegjësitë kryesore

Punonjësi Social përmbush të gjitha detyrat që burojnë nga ligjet e shtetit, zbaton rregullat e punës e te disiplinës, ruan karakterin konfidencial të të dhënave, zbaton etikën e punonjësit social. Punonjësi social është i/e vendosur pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër dhe raporton tek Drejtori Rajonal përkatës dhe Koordinatori i Projektit nga Terre des hommes.

Detyrat:

I. Menaxhimi i rasteve

II. Dokumentimi dhe Monitorimi

III. Informim, ndërgjegjësim dhe koordinim me aktorët lokalë, rajonalë dhe kombëtar.

Kualifikime dhe Eksperienca:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e Shkencave Sociale, Dega Punë Sociale/Administrim Social.
  • Njohuri shumë të mira në fushën e menaxhimit të rastit dhe shërbimeve sociale në nivel lokal dhe rajonal;
  • Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e shërbimeve sociale dhe reformave të ndërrmarra në këtë fushë.
  • Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin për ceshtjet e migracionit
  • Njohuri shumë të mira mbi të drejtat e fëmijëve dhe cështjeve të mbrotjes së fëmijëve;
  • Aftësi shumë të mira planifikuese, organizuese dhe dokumentuese;
  • Aftësi për të punuar në mënyre të pavarur dhe në grup;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe aftësi për zgjidhjen e konfliktit, aftësi përshtatje dhe maturim emocional;
  • Aftësi të mira të gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar.
  • Të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e shërbimeve sociale

KONTAKT: Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV dhe letër Interesi jo më vonë se data 04 Nëntor 2018 

pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror,Adresa Rr.Durrësit Nr.83, Tiranë.

Kohëzgjatja e kontratës: Nëntor 2018 – Mars 2019