Njoftim

Znj. Kaltra Luku është fituese e pozicionit Specialist (mjek) në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë.

________________________________________________________________

Njoftim

Znj. Kaltra Luku është kualifikuar për vazhdimin e fazës së dytë të konkursit për  pozicionin e punës specialist (mjek) në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 14 , ditën e enjte në orën 12.00 në Shërbimin Social Shtetëror.

________________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, shpall konkurimin për vende të lirë pune në pozicionin:

Specialist (mjek) në:

Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë,
  • Te ketë bere trainim për çështje të femijëve (trainim i çertifikuar),
  • Të ketë eksperiencë pune,
  • Te jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të ketë njohuri kompjuterike,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij /saj masa disiplinore e largimit nga puna,

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 08.06.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim.

- Curriculum Vitae të detajuar.

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Fotokopje të kartës së identitetit.

- Dëshmi penaliteti.

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore.

- Çertifikata të kualifikimeve.

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 11.06.2018 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi:

1.  Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

2. Njohuri mbi VKM nr. 659 datë 17.10.2005, “Për Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqërorë, për fëmijët në institucionet rezidenciale“.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.