Njoftim

Fitues, për pozicionin e punës Kujdestar në Qendrën e Zhvillimit Tiranë, është:

-Znj.Rudina Kapaj

 

____________________________________________

Njoftim

Të kualifikuar për fazën e dytë të konkursit për pozicionin Kujdestar në Qendrën e Zhvillimit Tiranë, janë:

1. Leonora Lico

2. Rudina Xara

3. Rudina Kapaj

Konkursi do të zhvillohet në ditën e enjte, datë 21.06.2018 në orën 13:00 në SHSSH.

_________________________________

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, shpall konkurimin për vende të lirë pune në pozicionin:

Kujdestar në:

Qëndrën e Zhvillimit Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, dega infermieri,
  • Te ketë bere trainim për çështje të femijëve (trainim i çertifikuar),
  • Të ketë eksperiencë pune,
  • Te jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të ketë njohuri kompjuterike,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij /saj masa disiplinore e largimit nga puna,

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 08.06.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim.

- Curriculum Vitae të detajuar.

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Fotokopje të kartës së identitetit.

- Dëshmi penaliteti.

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore.

- Çertifikata të kualifikimeve.

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 11.06.2018 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.