Njoftim!

Znj. Ina Islamaj duhet të paraqitet për intervistë pranë Drejtorisë së Shërbimit Social më 09 mars 2018 ora 10:00 për pozicionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale, Vlorë

___________________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurrimin për vende të lira pune në pozicionin:

Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror:

Vlorë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar.
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e shkencave sociale, juridike, ekonomike, sociale.
  4. Niveli i edukimit /Master shkencor.
  5. Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në administratë.
  6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
  7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
  8. Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
  9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.03.2018, në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim,
  2. Curriculum Vitae të detajuar,
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
  4. Fotokopje të librezës së punës,
  5. Fotokopje të kartës së identitetit,
  6. Dëshmi penaliteti,
  7. Çertifikatë familjare,
  8. Vërtetim banimi,
  9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,
  10. Çertifikata të kualifikimeve,
  11. Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 06.03.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
  2. Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  3. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Njohuri mbi Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
  5. Njohuri mbi ligjin 9355 datë 10.03.2005”Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”    i ndryshuar me ligjin nr. 9602 datë 28.07.2006,

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.