Njoftim Fituesi
Z. Petrit Ismailati është fitues i pozicionit Drejtor në Drejtorinë Rajonale të SHSSH, Durrës.
_________________________________________________________________
Njoftim
Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 16 maj, ora 11: 00 në Drejtorinë e Përgjitshme të Shërbimit Social Shtetëror.
Konkurentët e kualifikuar për intervistën e strukturuar janë :
1. Petrit ISMAILATI
__________________________________________________________________
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social: Durrës
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave Juridike / Ekonomike.
- Niveli i edukimit /Master shkencor.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në administratë.
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 07. 05. 2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
- Çertifikatë familjare,
- Vërtetim banimi,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për Punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni, nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 11.05.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
- Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi ligjin 9355 datë 10.03.2005”Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar me ligjin nr. 9602 datë 28.07.2006.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.