Njoftim:

1. Specialist (Psikolog), ne Shtepine e Femijeve per Grupmoshen 16-18 vjeç Shkoder:

Kandidatit fitues për pozicionin e lirë Specialist (Psikolog) kategoria e pagës IV-b, në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16-18 vjeç Shkodër, është:

1. Arjet Pervizi

______________________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Psikolog), në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16-18 vjeç, Shkodër është/janë:

1.      Arjet Pervizi;

2.      Indrit Kotrri;

3.      Migena Selçetaj;

4.      Mirsada Rakaj;

5.      Samela Imeraj;

6.      Sonila Haxhagaj.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 16.10.2018, ora 10:30, në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

“Rr.Durrësit,nr.83, Tiranë”,www.sherbimisocial.gov.al

_________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për 1 (një) vende të lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Psikolog), kategoria e pagës IV-b, në:

Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16 – 18 vjeç,

Shkodër

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  •  Të jetë shtetas shqiptar;
  •  Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  •  Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e Shkencave Sociale, dega Psikologji;
  •  Të ketë eksperiencë pune në profesion;
  •  Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  •  Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  •  Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  •  Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 12.10.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”

Pas verifikimit paraprak në datën 15.10.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1.  Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së.;

2. Udhëzimin nr.582, datë 18.12.2017, “Për Miratimin e Standardeve të Shërbimeve të Përkujdesit  Shoqëror, në Qendrat Shtëpi Familje për Fëmijët 16 – 18 vjeç”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al