Njoftim:
Kandidatët fitues janë:
1.Adela Rrapaj
2.Manjola Lushka
3.Afrida Koroni
……………………………………………………
Njoftim:
Intervista për pozicionin e punës Specialist (punonjës social) në Qëndrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencës Tiranë do te kryhet diten e premte date 28.10.2016 ora 10 ne SHSSH.
Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:
Punonjës Social në:
Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave Tiranë
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar,
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shencave Sociale dega Punë Sociale.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet.
- Të ketë mesataren e notës mbi 7.
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
- Të jetë i komunikueshëm dhe i komunikueshëm me përfituesit.
- Të ketë njohuri kompjuterike.
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
- Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 14.10.2016, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 20.10.2016 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al