Kandidati fitues për këtë pozicion pune është:
- Vasil Sejko
____________________________________________________
Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17, “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin me kontratë të përkohshme (qershor 2017 deri në 08.09.2017) për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Mjek) në Drejtorinë e Komisionimit të PAK në Drejtoritë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror:
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar,
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë,
- Të ketë eksperiencë pune,
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave,
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna,
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 14.07.2017, në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
-Çertifikatë familjare,
- Vërtetim banimi,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 19.07.2017, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të ciat kanë të bëjnë me:
1.Njohuritë mbi Ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar;
2.Njohuritë mbi Vendim Nr.431,datë 08.06.2016 “Për përcaktimin e kritereve të
dokumentacionit,procedurave dhe të masës për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar e të
ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendeve të lira të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al