Fitues për këtë pozicion pune është : Floriana Shtino

                                                                                    

Kandidatët e kualifikuar për intervistën janë :

  • Silvana Hoda
  • Floriana Shtino

Intervista do të zhvillohet ditën e Enjte,datë 15 Qershor,në orën 11:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

                                                                                                                                                                   

 

 

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005, “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17,  “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vend të lirë pune provizor,zëvendësim leje lindje, në pozicionin:

 

Specialist (Okupacionist):

Qëndra e Zhvillimit Tiranë

 

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore,
  • Preferohet me eksperiencë pune,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit,
  • Të ketë njohuri mbi tipologjinë e shërbimeve dhe standartet e personave me aftësi të kufizuar,
  • Të ketë njohuri kompjuterike,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna,

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 09.06.2017, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

 

- Kërkesën për aplikim.

- Curriculum Vitae të detajuar.

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Fotokopje të kartës së identitetit.

- Dëshmi penaliteti.

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore.

- Çertifikata të kualifikimeve.

- Referenca pune.

 

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

 

Pas verifikimit paraprak në datën 14.06.2016 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

 

Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi:

 

1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së.

2. Njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

3. Standartet për Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror për personat me aftësi të kufizuar në Qëndrat Rezidenciale.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al