Njoftim!

Për pozicionin e punës specialist (mjek) në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Lezhë nuk ka asnjë aplikant.

_______________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17, “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për  vendin e lirë të  punës në pozicionin:

Specialist (Mjek) në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore  në Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror:

Lezhë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të ketë përfunduar Fakultetin e e Mjekësisë.
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune.
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 15.09.2017, në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

-Çertifikatë familjare,

- Vërtetim banimi,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,

- Çertifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 19.09.2017, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

 

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të ciat kanë të bëjnë me:

 

1.Të njohë Legjislacionin në fushën e Aftësisë së Kufizuar, Ligjin, Nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”.

3. VKM.618 dt.07.09.2006, “Për Përcaktimin e Kritereve, Dokumentacionit dhe Masës së Përfitimit të Pagesës për Personat me Aftësi të Kufizuar”.

4. Ligji Nr. 47/2014, Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar.

5.VKM.31 datë. 20.01.2001, “Për përfitimet nga Statusi i Invalidit Para – Tetraplegjigjik”.

6. VKM.78 dt.07.02.2007, “Për përfitimin e një pakete të veçantë Higjeno – Sanitare”.

7. VKM.277 dt 18.06.97,  “Për Përfitimet nga Statusi i të Verbërit”.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendeve të lira të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al