Njoftim:

2. Specialist (Edukator), ne Shtepine e Femijeve Shkollore Tirane:

Lista e kandidatëve fitues për pozicionin e lirë, Specialist (Edukator)  kategoria e pagës IV-b, në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë, të cilët zhvilluan intervistën në datë 16.10.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, është/janë:

1. Flutura Rama

_____________________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Edukator), në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë është/janë:

1.      Adriana Asllanaj;

2.      Afërdita Gapi;

3.      Dorina Gjonpali;

4.      Flutura Rama.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 16.10.2018, ora 11:45, në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

“Rr.Durrësit,nr.83, Tiranë”,www.sherbimisocial.gov.al

__________________________________

 

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Edukator), kategoria e pagës IV-b, në:

Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, dega Mësuesi;
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 12.10.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar);

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose Vetëdeklarim;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”.

Pas verifikimit paraprak në datën 15.10.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1.  Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror, që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së.;

2. VKM nr. 659 datë 17.10.2005, “Për Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al