Njoftim:

Kandidati fitues për pozicionin e lirë Kujdestar në Shtepine e të Moshuarve Shkodër, është:

Emiljana Grimaj.

_______________

Njoftim,kandidatët e kualifikuar për intervistë

Kandidati/ët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin e lirë, Kujdestar në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, është/janë:

  1. Emiljana Grimaj;
  2. Nikoleta Marku;
  3. Mirsada Rakaj;
  4. Mirsada Saiti

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 17.01.2019, ora 10:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë  (SHSSH).

______________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror, shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Kujdestare, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër.

Kandidatja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

 

  • Të jetë shtetase shqiptare;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar minimalisht Arsimin e Mesëm;
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Te jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 12.01.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Curriculum Vitae të detajuar;

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;

- Çertifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf ose me postë, në Drejtorinë e Përgjithshme tëShërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”.

Pas verifikimit paraprak në datën 14.01.2019 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi:

1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së.

2. VKM nr. 821 datë 06.12.2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit në institucionet rezidenciale” .

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.