Njoftim për fituesin:

Kandidati fitues për pozicionin e Përgjegjesit të Sektorit të Administratës në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë, është:

1.       Anamaria Husi.

_____________________________

Njoftim për intervistën.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për 1 (një) vend të lirë Përgjegjës Sektori, është:

1. Anamaria Husi.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 07.11.2018, ora 10:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).​​

___________________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, kategoria e pagës IV-a, në:

Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë

Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e Shkencave Ekonomike, dega Financë;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.11.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”.

Pas verifikimit paraprak në datën 05.11.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuritë specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Njohuri mbi ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”;

2. Njohuri mbi ligjin nr.9936 datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;

3. Njohuri  mbi ligjin 10296 datë 07.07.2010, ”Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

4. Njohuri mbi VKM nr. 659 datë 17.10.2005, “Për Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al