Njoftim:

Fituese e pozicionit të punës Kujdestar Shtëpia e Foshnjës Tiranë është znj. Marisa Dervishi

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Njoftim:

Intervista për pozicionin e punës Kujdestar Shtëpia e Foshnjës Tiranë do të zhvillohet datë 28.10.2016, pranë ambienteve të Shërbimit Social Shtetëror në orën 11:00.

Kandidatët e kualifikuar janë:

1. Jonida Llaci

2. Ana Xharo

3. Blerta Xhebrahimi

4. Anila Kaziu

5. Diana Podja

6. Marisa Dervishi

…………………………………………………….

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

 Kujdestar në:

Shtëpinë e Foshnjës Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm dega infermieri,
  • Te ketë bere trainim për çështje të femijëve (trainim i çertifikuar),
  • Të ketë mesataren e notës mbi 7,
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet,
  • Te jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të ketë njohuri kompjuterike,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij /saj masa disiplinore e largimit nga puna,

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.10.2016, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim.

- Curriculum Vitae të detajuar.

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Fotokopje të kartës së identitetit.

- Dëshmi penaliteti.

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore.

- Çertifikata të kualifikimeve.

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 27.10.2016 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.