Njoftim për mbylljen e proçedurës pa fitues:

Kujdestar,  në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër:

SHSSH mbyll procedurën e konkurimit për pozicionin Kujdestar, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, pa fitues.

_______________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Kujdestar, në Shtëpinë e të Moshuarve Tiranë është/janë:

1.      Ermira Haliti;

2.      Florida Laloshi;

3.      Nikoleta Marku;

4.      Simon Deda.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 16.10.2018, ora 11:15, në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

“Rr.Durrësit,nr.83, Tiranë”,www.sherbimisocial.gov.al

___________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë të punës në pozicionin:

Kujdestar, në Shtëpinë e të Moshuarve

Shkodër

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 12.10.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar);

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose Vetëdeklarim;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim”.

Pas verifikimit paraprak në datën 15.10.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror, që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së.;
  2. Njohuri Mbi VKM 821, datë 06.12.2006, “Për standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit, në qendrat rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al