Njoftim:
Në Qendrën e Zhvillimit Durrës për pozicionin e punës Kujdestar, fituese është Znj. Pranvera Dragoj.
Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17, “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:
Kujdestar në:
Qëndrën e Zhvillimit Durrës.
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm dega infermieri.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet.
- Të ketë eksperiencë pune me fëmijët.
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit.
- Të ketë njohuri kompjuterike.
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
- Të mos jetë dhënë ndaj saj masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të njohë Standardet e Qëndrave të Zhvillimit për personat me aftësi të kufizuar.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 06.08.2016, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 10.08.2016, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al