Njoftim:

Kandidatit fitues për pozicionin e lirë Drejtor kategoria e pagës III-b, në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16-18 vjeç Shkodër, është:

1. Rezartë Pode

_________________________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Drejtor është/janë:

1.      Leonard Hila;

2.      Mimoza Gjurgaj;

3.      Rezartë Pode.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 09.10.2018, ora 12:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

 

____________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Drejtor në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16 – 18 vjeç,

Shkodër:

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e Shkencave Sociale, Shkencave të Edukimit, Shkencave Juridike;
  • Niveli i edukimit /Master;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite, në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e   një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 05.10.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuar;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”.

Pas verifikimit paraprak në datën 08.10.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare tëSHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:Njohuri mbi ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

  1. Njohuri mbi ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  3. Udhëzimin nr. 582, datë 18.12.2017, “Për Miratimin e Standardeve të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, në Qëndrat Shtëpi Familje për Fëmijët 16 – 18 vjeç” ;
  4. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al