NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi apelin për ndihmë të shtetasit A.Ç

 

Në vijim të apelit për ndihmë të shtetasit A.Ç publikuar në një nga mediat elektronike, Shërbimi Social Shtetëror në ndërveprim me Njesitë e Mbrojtjes së Fëmijeve të Bashkive Dibër dhe Bulqizë kreu vizitë vlerësuese në banesën egzistuese ku jeton fëmija dhe babai i saj. Ndërkohë njësia e mbrojtjes së femijës së Bashkisë Bulqizë kreu një vlerësim të situatës të nënës së fëmijës.

Nga vlerësimet e kryera rezulton se asnjëri prej prindërve të fëmijës nuk është në kushtet që garantojnë mirërritjen dhe sigurinë e fëmijës.

Njësia e mbrojtjes së femijës së Bashkisë Dibër vlerësoi edhe mundësinë për ofrimin e shërbimit të kujdestarisë ndaj fëmijës, porse një shërbim i tillë rezultoi i pamundur.

Në kushtet e emergjencës dhe në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës, pas vlerësimeve të dy njësive të mbrojtjes së femijes, Shërbimi Social Shtetëror vendosi akomodimin e fëmijës në një prej institucioneve të përkujdesit për fëmijë. SHSSH synon që koha e qëndrimit të fëmijes në institucion të jetë sa më e shkurtër dhe ndërkohë që institucioni i përkujdesit do të garantojë ruajtjen e lidhjeve të fëmijës me familjen e saj biologjike, SHSSH do të kërkojë nga njësite vendore respektive marrjen e masave në vijim për të fuqizuar prindërit biologjik të fëmijës, me qëllim që kthimi i fëmijës pranë familjes biologjike të jetë sa më i shpejtë.