lajm kryesor2

Një paketë e plotë shërbimesh social-shëndetësore për të moshuarit në institucione

Të moshuarit do të jenë gjithmonë në fokus të përpjekjeve të Shërbimit Social Shtetëror. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror Znj. Luneda Sufali ka qënë sot e pranishme në prezantimin e programit të kujdesit shëndetësor për të moshuarit që jetojnë në institucionet e përkujdesit në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manastirliu, e pranishme tek Shtëpia e të Moshuarve, prezantoi këtë program përkujdesi, implementimi i të cilit ka filluar me kryerjen e 50 ekzaminimeve okulistike dhe ofrimin e syzeve falas për të gjithë të moshuarit që kanë nevojë për to.

Ne besojmë që përkujdesi i ofruar nga stafi, së bashku me përmirësimin e shërbimeve social- shëndetësore në Shtëpitë e të Moshuarve dhe IPSH, janë garanci e një cilësie jetese optimale, ashtu siç çdo qenie njerëzore e meriton.