shtepia

Pranë Drejtorisë Rajonale të SHSSH Tiranë mbërriti një thirrje për ndihmë nga znj. F.LL, banore e njësisë administrative Dajt dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur të cilët jetonin në kushte të mjerueshme.

Kjo nënë u detyrua të jetonte në këto kushte pasi ishte e dhunuar nga ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrri. Pas marrjes së urdhërit të mbrojtjes nga gjykata zonja mbeti e pastrehë bashkë me fëmijët e saj. Nga verifikimi i Drejtorisë Rajonale të SHSSH Tiranë në bashkëpunim me punonjëset e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve në njësinë Dajt e Farkë u konstatua se zonja nuk mund të jetonte me fëmijët në këto kushte.

Bazuar në situatën e vështirë socio-ekonomike dhe situatën konfliktuale me familjen e ish-bashkëshortit, në datë 15 Tetor znj. F.LL bashkë me fëmijët u sistemuan në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje, ku po marrin të gjitha shërbimet e nevojshme nga një staf i përkushtuar.

Të gjithë ne së bashku mund t’i themi stop dhunës!