fationa

 

Fationa ka përfituar shërbime sociale dhe shëndetësore prej 5 vitesh në Qendrën e Zhvillimit Durrës. Gjatë këtyre viteve ajo ka ndjekur rregullisht shkollën speciale dhe kurse të ndryshme profesionale në Qendrën e Formimit Profesional Publik, për të cilat ka marrë diplomë.

Fationa është 29 vjeç dhe duke qënë se ka mbushur moshën e qëndrimit në qendër, ne i ofruam asaj mundësinë të punësohej me kohë të pjesshme si sanitare në mënyrë që ajo të ri-integrohet sa më shpejt në shoqëri.