lajmi 2

 

Ngritje kapacitetesh për stafin, shërbime cilësore për qytetarët

 

Në vijimësi të përmbushjes së misionit për zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale, Shërbimi Social Shtetëror vazhdon të lartësojë rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të stafit në të gjithë Shqipërinë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, në bashkëpunim me Save the Children, zhvilloi trajnimin me temë Paketa Burimore për Përfshirjen e Fëmijëve në Procesin e Monitorimit , i cili synon ngritjen e kapaciteteve të stafit të SHSSH për të përfshirë fëmijët në inspektimin e shërbimeve që u ofrohen.

Punojmë çdo ditë nën moton Shërbime efikase, të shpejta dhe të orientuara nga qytetarët

#FëmijëtTëParët #SHSSH #ShërbimeEfikase #QytetarëtNëQendër #FamiljeeMadhe #EkipiPërkushtuar