Puke

Në Pukë, pranë 4 fëmijëve të mbetur jetimë

Ditën e djeshme një zjarr i papritur në banesë shkaktoi largimin e parakohshëm nga jeta të prindërve të 4 fëmijëve nga Puka. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Shkodër vizitoi sot fëmijët dhe gjyshërit për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre.

Familja u ndihmua me 100 kilogram ushqime, veshmbathje dhe mjete të tjera për banesën. Ndërkohë, po merren masa në këto drejtime:

àPër të përcaktuar sa më shpejt familjen kujdestare për katër jetimët;
àGjyshjes së paralizuar iu dhurua një karrocë e re për t’i lehtësuar lëvizjen;
à Do të asistohet gjyshja për plotësimin e dosjes për përfitimin e statusit të para-tetraplegjisë.

Rasti do vazhdojë të ndiqet deri në zgjidhjen e plotë të tij.