Në bashkëpunim me “Terre Des Hommes” dhe “Save the Children”, Shërbimi Social Shtetëror do të realizojë gjatë vitit 2016 një cikël trainimesh për stafet e qendrave të përkujdesit për fëmijë, me qëllim forcimin e kapaciteteve për rritjen e cilësisë të shërbimit rezidencial. Trainerët e “Terre Des Hommes” startuan në datat 12-13 Maj 2016 trainimin për edukatorët dhe kujdestaret në të gjitha institucionet publike te perkujdesit per fëmijë, në fokus “Stadet e Zhvillimit të Fëmijeve”. Trajnimet po zhvillohen në Tiranë ku po trajnohen edukatore dhe kujdestare të Shtëpisë së Fëmijës Korçë, Shtëpisë së Fëmijës Durrës, Shtëpisë së Fëmijës Tiranë dhe Shtëpisë së Fëmijes “Zyber Hallulli”, si dhe në Shkodër ku po trainohen edukatorë dhe kujdestarë të Shtëpive të Fëmijës parashkollor, Shtepisë së Femijes 6-18 vjeç dhe Shtepisë së Femijes 0-6 vjec Shkodër.