Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka ka qenë e pranishme në Berat në kuadër të promovimit të skemës së re të ndihmës ekonomike. Ministrja Xhaçka është shoqëruar në takimin nga Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH znj. Etleva Bisha, që drejton institucionin që po menaxhon zbatimin e skemës së re në të gjithë Shqipërinë. Në takim kanë marrë pjesë administratorë shoqërore dhe qyetarë për tu informuar për skemen e re të NE.

Ministrja Xhaçka u shpreh se kjo është  një skemë që synon mbrojtjen e më të varfërve, riintegrimin e qytetarëve në nevojë nëpërmjet një skeme aktive me synim mirëqenien e atyre që sot kanë më shumë nevojë për të. Skema e re e ndihmës ekonomike pas pilotimit në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, tani po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Dyfishim të masës së përfitimit, transparencë në dhënien e pagesave dhe eliminimin e kritereve përjashtuese për aplikantët janë vetëm disa nga risitë e skemës së re. SHSSH dhe Drejtoritë Rajonale të SHSSH vazhdojnë fushatën e komunikimit me qytetarët për informimin në lidhje me skemën e re të ndihmës ekonomike.