the-door

 

Rita, Ajeti, Gjoka dhe Bekimi më në fund do të lëvizin të pavarur në qytet.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Shkodër në vijim të bashkëpunimit me organizatën “The Door” ka dhuruar 4 karroca elektrike për 4 qytetarë me probleme të lëvizjes nga zona të ndryshme të Shkodrës.

Me mbështetjen e vyer të “The Door” po punohet çdo ditë për të garantuar akses të barabartë për qytetarët me aftësi të kufizuara. Faleminderit “The Door” për solidaritetin e treguar për çdo rast në nevojë.