impakt

Në muajt nëntor-dhjetor punonjësit social të 12 drejtorive rajonale të SHSSH, si dhe 61 përfaqësues të drejtorive të shërbimeve sociale të Bashkive u trainuan në lidhje me legjislacionin, menaxhimin e rasteve sociale, monitorimin e shërbimeve sociale dhe mbledhjen e të dhënave sociale. Ne 16 janar 2017 përfaqësues të 61 Bashkive, 12 drejtorive rajonale dhe drejtorisë së shërbimeve shoqërore të SHSSH morrën pjesë në workshop-in mbi planet sociale. Në kontekstin e ligjit të ri të shërbimeve të kujdesit shoqëror një nga detyrat e Bashkive është hartimi i planeve sociale lokale. Për ti hartuar ato stafet e drejtorive të shërbimeve duhet të kenë kapacitetet për të vlerësuar e identifikuar nevojat lokale për shërbime mbi bazën hartës së vulnerabilitetit dhe grupeve në nevojë për shërbime. Workshopi i zhvilluar ju dha njohuritë dhe shprehitë kyç për të përmbushur këtë lloj funksioni. Ndërkohë në përputhje me ligjin drejtoritë rajonale kanë detyrimin të ndërveprojnë me Bashkitë gjatë procesit të hartimit të planeve sociale, prandaj ngritja e kapaciteteve të punonjësve social të drejtorive rajonale është po aq e rëndësishme sa edhe përgatitja e stafeve të Bashkive.

Pjesëmarrësit si në trainimet e periudhës nëntor-dhjetor ashtu edhe në workshop janë pajisuar me Manuale praktike për çështjet e trajtuara që i ndihmojnë në proceset e përditëshme të punës.

Projekti “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH) dhe Drejtorive Rajonale në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve sociale”, po zbatohet nga organizatat Ballkan Youth Link Albania, dhe Instituti “Bennusi” në bashkëpunim me SHSSH dhe me mbështetjen e UNICEF. Projekti ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të administrates së Shërbimit Social Shtetëror, përgjegjës për monitorimin e politikave të mbrojtjes sociale (në nivel kombëtar dhe rajonal) dhe në veçanti në fushën e ofrimit të shërbimeve të kujdesit social, si dhe të drejtorive të shërbimeve sociale të 61 Bashkive.