Stafi i Shërbimit Social Shtetëror i është bashkuar apelit të mjekëve infeksionistë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e përhapjes së Covid19. Që prej fillimit të pandemisë Shërbimi Social Shtetëror ka marrë të gjithë masat për parandalimin e përhapjes së Covid19 të tilla, si: ruajtja e distancimit social për stafin dhe qytetarët, mbajtja e maskave, paisja me disifektantë në të gjitha ambientet e institucionit, vendosja e pullave sinjalizuese e kështu me radhë. Mos harro asnjëherë se maska jote më mbron mua, ndërsa maska ime të mbron ty!

Rregullore “Për marrjen e masave proçeduriale dhe administrative për parandalimin e përhapjes së Covid-19″.