Muaji anti trafik

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, QKPVT në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe partnerë të tjerë të Shërbimit Social Shtetëror po zhvillon sesione informimi dhe ndërgjegjësimi me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Ndërgjegjësimi për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore është baza për ç’rrënjosjen e këtij fenomeni shoqëror shkatërrues.

Të gjithë bashkë, mundemi!