Njoftim:

Lista e kandidatëve fitues për pozicionin e lirë, Kujdestar,  , Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër  të cilët zhvilluan intervistën në datë 27.09.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, janë:

  1. Rina Gjergj

________________________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Kujdestar, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, është/janë:

  1. Rina Gjergji;
  2. Sonila Hagjagaj.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 27.09.2018, ora 10:20, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

“Rr.Durrësit,nr.83, Tiranë”,www.sherbimisocial.gov.al

_____________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror, shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin: Kujdestar në: Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, dega Infermieri,
  • Të ketë eksperiencë pune,
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij /saj masa disiplinore e largimit nga puna,

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.09.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente: – Kërkesën për aplikim. – Curriculum Vitae të detajuar. – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. – Fotokopje të librezës së punës. – Fotokopje të kartës së identitetit. – Dëshmi penaliteti. – Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore. – Çertifikata të kualifikimeve. – Referenca pune. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë. Pas verifikimit paraprak në datën 26.09.2018 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi:

  1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.
  2. Njohuri Mbi VKM 821, datë 06.12.2006, “Për standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit, në qëndrat rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.