Njoftim:

Lista e kandidatëve fitues për pozicionin e lirë, Kujdestar, në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë, të cilët zhvilluan intervistën në datë 27.09.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, janë:

  1. Lirim Bani

__________________________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Kujdestar në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë, është/janë:

  1. Lirim Bani:
  2. Zahide Fejza.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 27.09.2019, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

“Rr.Durrësit,nr.83, Tiranë”,www.sherbimisocial.gov.al

______________________________________________

 

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Kujdestar në:

Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë.

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e Mesëm,
  • Të ketë eksperiencë pune,
  • Te jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të ketë njohuri kompjuterike,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij /saj masa disiplinore e largimit nga puna,

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.09.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim.

- Curriculum Vitae të detajuar.

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Fotokopje të kartës së identitetit.

- Dëshmi penaliteti.

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore.

- Çertifikata të kualifikimeve.

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 26.09.2018 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi:

1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së.

2. VKM nr. 659 datë 17.10.2005, “Për Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqërorë, për fëmijët në institucionet rezidenciale” .

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.